Video: E pabesueshme, shihni se çfarë kapën peshkatarët në Vlorë

583
0

Ndryshimet klimaterike dhe moratoriumi kane bërë që të shfaqen shumë gjallesa, të cilat nuk janë parë më herët në ujërat tona.

Një ‘peshk gjalp’, në latinisht i quajtur Ruvetus, është kapur në ujërat e Vjosës në cekëti, raporton Vizion Plus.

Sipas peshkatarit të vjeter Sherif Durmishi ky lloj peshku duhet të jetonte në ujëra të thella, por ndryshimet klimaterike kanë ndikuar në ndryshimin e habitatit të tyre.

Sipas peshkatarit Durmishi, edhe pse ende ka gjueti të paligjshme, sensibilizmi dhe moratoriumi ka dhënë efektet e saj.

‘Peshku gjalp’ konsiderohet një specie e rrallë, nuk kapet shpesh, ështe në një gjatësi deri 2 metra dhe një peshe deri 50 kg, ndërsa ushqehet me kallamar e karkaleca.

Më herët, sipas peshkatarit janë kapur edhe peshq të tjerë, por edhe peshkaqenë në gjirin e Vlorës.