Emisioni i tij “Opinion”, i cili prej 20 vitesh është ndër më të ndjekurit në Shqipëri, thuhet se do të kalojë transmetimin në Top Channel.
Detaji që i përforcoi më së shumti lajmet që qarkullojnë, është ndryshimi i emrit të faqes së tij në Facebook, nga “Opinion Tv Klan” në “Opinion Tv Show”.
Ndërkohë moderatori ka folur për herë të parë lidhur me çfarë përflitet lart e poshtë.
I pyetur nga “Gazeta Shqiptare” nëse është e vërtetë që do largohet nga Tv Klan për t’u transferuar në Top Channel, Blendi Fevziu është shprehur se një vendim i tillë ende nuk është marrë përfundimisht.
Mbetet për t’u parë nëse në shtator Fevziu do të kalojë në Top Channel, siç përflitet pas shumës së majme që i ka premtuar ky i fundit.