Është zyrtare! Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, do të bëhet baba për herë të parë.
Lajmin e ka bërë me dije vetë Veliaj ditën e sotme, pikërisht në ditën e fëmijëve.
Ai ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shihet bashkë me të shoqen Ajola Xoxa, duke dhënë lajmin e mirë.
“Gëzuar 1 Qershorin dhe nga ne të tre! Ju duam shumë të gjithëve!”, ka shkruar Veliaj, duke dhënë në këtë mënyrë lajmin se familja e tyre do të zgjerohet.
Prej kohësh është përfolur për një shtatzëni të mundshme të Ajolës dhe më në fund vjen lajmi i mirë.
Megjithatë mësohet se Ajola është në muajt e parë të shtatzënisë dhe deri më tani gjithçka ka ecur mirë.
Kujtojmë se Veliaj pritet të kandidojë sërish për postin e kryebashkiakut të Tiranës, në zgjedhjet e vitit që vjen dhe vogëlushi ose vogëlushja, duket se janë një lajm i mirë për të