Biznesmeni nga Lezha, Arben Fusha ofroi shtëpinë dy katëshe për 6 motrat jetime pasi rasti u bë publik në media.
Madje në mbrëmjen që rasti i motrave u bë publik në TV Klan, ai shkroi në faqet zyrtare të mediave online, por nuk mori përgjigje.
Në një reagim në Facebook, Fusha shkruan se ndonëse ka marrë falënderime të shumta nga Fundjavë Ndryshe, shtëpia në Lezhë nuk është pranuar, pasi vajzat do të jetojnë në Tiranë, aty ku tashmë kanë kujdestarinë.
“Shok dhe miq qe ju kam ne fcb, unë vertetë me shpirt e thashë dhe e them se per ata engjuj e kisha dhuruar shtepin ne Lezhë, por eshtë i dyti rast qe me marrin ca vullnetar te Fund Javë ndryshe qe kam degjuar se kanë berë shumë per njerez ne nevoj dhe ne halle te ndryshme dhe per shumë jetimë ne Shqiperi. Ata po me thonë jeni shumë i nderuar dhe shumë faleminderit per gjestin por kujdestaria e vajzave eshtë ne Tiranë dhe s’mundet t’i transferojm ne Lezhë janë te shumta kontaktet qe do i ndihmojnë dhe faleminderit nga te gjith tha por eshtë qe ato te vazhdojnë jeten ne Tiranë, faleminderit qe ka njerez plot me zemer te madhe”, shkruan në Facebook Fusha.
Kujtojmë që dhe deputeti demokrat Agron Shehaj deklaroi publikisht nga studio e Opinion se sa të jetë deputet do të dhurojë rrogat e tij për gjashtë motrat jetime.