Sheh një vajzë të rrethuar nga burra që duan ta prekin dhe asnjë nga të pranishmit nuk guxon të ndërhyjë

2030
0

Kjo ndodh gjithnjë e më shpesh dhe incidentet e fundit tragjike në vende publike kanë shokuar të madh dhe të vogël.

Njerëz që nuk ndihmojnë, nuk ndërhyjnë, nuk kërkojnë ndihmë, e që skena të tmerrshme i filmojnë me telefona celularë duke menduar vetëm se ku ta publikojnë atë.

Çfarë lloj bote është kjo? Si mund të qëndrohet indiferent kur dikush dhunohet, rrihet, ngacmohet e madje edhe masakrohet para syve të tu?

Jo, bota nuk është vetëm kjo, shkruan ShkodraNews. Në botë jetojnë edhe njerëz si ky djalë, Andreas, i cili pa një nënë dhe vajzën e saj 15-vjeçare të rrethuar nga gjashtë burra me qëllime të këqija, e ai ka ndërhyrë me guxim.

Andreas Neuman është një lojtar i ri hokeji dhe atë ditë ai po kalonte pranë stacionit.

Duke parë dy femra në vështirësi serioze dhe indiferencën e njerëzve të pranishëm, vendosi të veprojë gjithsesi.

Pavarësisht se ishte vetëm dhe sulmuesit ishin 6, Andreas ndërhyri dhe ndoqi një luftë mjaft të dhunshme.

Për fat të mirë, djali arriti të shpëtojë veten dhe dy gratë.

I intervistuar nga mediat, ai tha se ishte i vetëdijshëm se mund të përfundonte keq për të, por ai nuk mund të lejonte një gjë të tillë të ndodhte pa u përpjekur për ta shmangur atë.

Andreas thuhet gjithashtu se është shumë indinjuar dhe i neveritur nga njerëzit që ishin atje dhe silleshin indiferentë, shkruan ShkodraNews. Skena të ngjashme nuk janë të tolerueshme, është një lloj bashkëpunimi pasiv, po aq fajtor dhe i dhimbshëm.

Nëse të gjithë do të mendonin si Andreas, bota do të ishte një vend më dinjitoz dhe më i sigurtë.