“Më thuaj moj zemër ç’të bëj unë tani”, dhimbja e madhe në familjen shqiptare në Itali

688
0

Elca Tereziu mbeti viktimë e dhunës së bashkëshortit të saj, i cili pasditen e së dielës i mori jetën. Ngjarja e rëndë, që ndodhi në familjen e çiftit shqiptar në Piacenza të Italisë pasditen e 27 Majit.

Ngjarja ka tronditur familjarët e saj, ndërsa për dy djemtë, trauma nuk gjen fjalë për t’u përshkruar. Vëllai i së ndjerës është ai që me disa fjalë të postuara në rrjetet sociale përcjell dhimbjen e madhe në këtë familje.

“Më thuaj moj zemër ç’të bëj unë tani, më iku motra më la dy fëmijë. Më iku motra të takojë babanë, më la dy fëmijët me kokën mënjanë më thuaj moj zemër kë të mbaj më parë, Marion apo Danielin. Ngelën duke qarë, jashtë bie shi. Ç’do bësh ti moj nënë, shiun s’ke për ta parë, ngelem duke qarë! Nuk duroj dot moj nënë kur tavolinën shtruar e shikoj të dua këtu afër të të përqafoj. Fjalët e fëmijëve të ishe ti dëgjoje, të prekin thellë në zemër, veten do shkatërroje… Nuk mund t’i shkruaj të gjitha këto që thonë e pa harruar do mbetesh në zemrën tonë. Oh sa doja të shkruaja, por nuk duroj dot moj motër, më vjen të pëllcas… Fli e qetë moj motër, kurrë nuk do të harrojë fëmijët e tu, unë do t’i mbroj! I shkruajta këto fjalë pa ndaluar, kështu do jem unë me ta, gjithmonë të bashkuar! I pa harruar qoftë kujtimi yt”, shkruan ai.