“Vdisja pas saj, doja të martohesha me të”, Albi Nako tregon femrën që ‘e çmend’

652
0

Ai është balerini i famshëm që shpesh është vënë në qendër të vëmendjes për lidhjen dhe ndarjen nga balerina Klaudia Pepa. Albi Nako ishte i ftuar sonte në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, ku u pyet nga vogëlushët dhe ka zbuluar se kur ishte i vogël, kishte idhull këngëtaren Liljana Kondakçi.

Ke pasur ndonjë shok tjetër që e ardhuroje ose ndonjë shoqe, ndonjë idhull fëmijërie, ndonjë artiste që të ka frymëzuar?

Albi Nako: Idhulli im i fëmijërisë ka qenë Liljana Kondakçi, doja të martohesha me atë. Vdisja për atë. Rrija pa gjumë. Ka qenë shumë e bukur. Kam kaluar shumë Liljana në këtë jetë në sensin e adhurimeve dhe unë i kam harruar këngët e asaj, por unë vdisja pas asaj deri sa arriti një ditë më prezantoi babai. Kam qenë fëmijë. Më përqafoi, më puthi. I tha ky është djali im, do të martohet me ty.

Nako ka treguar gjithashtu edhe dëshirën e tij për të pasur fëmijë.

Albi Nako: Unë do e bëj një fëmijë, dhe fëmijën e parë do ta bëj vajzë. E dua shumë vajzë sepse si është ajo shprehja, kush ka vajzën botën ka. Nuk ka si vajza. Nuk mund të them për emër në këto momente, por e sigurt është që do t’i vendos emër shqiptar.