I sjellin xhaketë nga Italia, djali nga Tirana ngel pa fjalë kur sheh shkrimin në të

795
0

Thuajse çdokush nga ne është i informuar që në Shqipëri ka pafund masoneri këpucësh dhe rrobash që firmat italiane i kanë hapur në vendin tonë, ku qindra punëtorë. Arsyeja e vetme pse janë hapur në vendin tonë është se me një të rënë lapsit e kanë kuptuar që krahu i punës në Shqipëri është shumë i lirë, s’ka sindikata dhe për pasojë janë lehtë të shtypur ashtu siç edhe vetë ua ka bërë Rama ftesën bizneseve italiane “Ejani tek ne se nuk kemi sindikata”, por edhe sepse u shpëtojnë taksave të larta që do u vendosej në çdo vend tjetër, por jo në Shqipëri.

Mirëpo, me çfarë firme del në fund produkti i kompanive italiane që prodhohet në Shqipëri? Këtë na e tregon një qytetar që ka shkruar pranë JOQ.al.

Qytetari thotë:

Përshëndetje JOQ, më sollën ketë xhaketë nga Italia por më bën përshtypje që tek një vend lexon “Made in Albania”, ndërsa në një vend tjetër thotë “100% Made in Italy”.

Në qoftë se është bërë në Shqipëri, si na qenka bere 100% ne Itali?!! Edhe sa duhet të na i japin meritat, asnjëherë s’na i japin tamam.

Respekt për punëtorët shqiptarë të fasonerisë që u bie bretku për dy kacidhe lek e ndërkohë këto veshje jashtë shtetit shiten mbi 100 Euro.”