Historia e trishtë e parodistit të Vlorës: Nuk flet dot më

1730
0

Dy humoristët e njohur të grupit parodistët e Vlorës, Afrim Agalliu dhe Agron Hamo, kanë qenë të ftuar në emisionin “Xing” të Ermal Mamaqit.

Në emision mungonin dy parodistët e tjerë, Muhamet Aliko dhe Mane Lumani.

Ata treguan se një prej tyre, Mane Lumani, për shkak të një operacioni në grykë, ka vite që nuk flet.

“Ishte viti 2004 dhe ndodheshim në Amerikë për turne.

Mane u vizitua në një klinikë private dhe u konstatua që kishte një masë në fyt dhe duhej të operohej patjetër.

I hoqën komplet të gjithë kordat. Mane nuk flet më.

Gëzon shëndet të plot dhe nuk mungon në shfaqjet tona.

U trondit kur e mori vesh, ishte moment i vështirë. Kur doli nga doktori ishte shumë i shqetësuar. I kishin thënë që kishte tumor”, treguan Afrimi dhe Agroni.(TemA)