S’do ta besoni ku do të shkojnë për muaj mjalti çifti mbretëror

605
0

Dasma e Princit Harry dhe Meghan Markle mori vëmendjen e duhur në media dhe u komentua gjerësisht.

Por tashmë që ceremonia ka përfunduar dhe të gjithë janë larguar në shtëpitë e tyre, vëmendja është kthyer tek vendi ku çifti do të kalojnë muajin e mjaltit.

Të sapomartuarit do të pushojnë në shtetin afrikan të Namibia. Ata do të qëndrojnë në një hotel në mes të natyrës.

Sipas revistës “Travel&Leisure”, çifti mbretëror do të qëndrojë në Hoanib Valley Camp, një strukturë me gjashtë tenda luksoze me çmim prej 660 dollarë nata.

Vendi cilësohet perfekt për dy persona si ata që duan natyrën dhe rezervat private natyrore të Afrikës.

Harry ashtu si i vëllai William janë shumë të lidhur me Afrikën. Madje edhe unaza e fejesës së Meghan vjen pikërisht nga Botswana.