Çfarë do të bënin multimiliarderët si Mark Cuban apo Richard Branson nëse do të humbisnin gjithçka kanë? Ja përgjigjet e tyre..

511
0

Çfarë do të bënin multimiliarderët si Mark Cuban apo Richard Branson nëse do të humbisnin gjithçka kanë?Duke filluar nga zeroja, nuk është për t’u habitur që shumë nga miliarderët të cilët e kanë arritur gjithçka vetë mendojnë se do t’ia dilnin përsëri mbanë edhe nëse do të humbisnin gjithçka kishin.

Edhe nëse nuk mund të arrijnë nivelin e njëjtë të pasurisë që ata kanë sot, ata besojnë se kanë një plan të mirë për mënyrën se si do të përpiqen të kenë sukses.

Ja se çfarë do të bënin Mark Kubani, Richard Branson dhe individë të tjerë të suksesshëm nëse duhej të fillonin nga e para.

Nëse miliarderi dhe investitori i “Shark Tank”  që ka arritur gjithçka vetë thotë se nëse do të humbiste gjithçka ka, do të fillonte menjëherë dy punë të cilat do ta ndihmonin të rikuperohej nga ana financiare. Njëra do të ishte si barist gjatë natës dhe tjetra kishte të bënte me shitjet.

Ai është i bindur se do të kishte sukses përsëri ndonëse nuk e di nëse do të mund të arrinte aty ku është sot, pasi për të vënë një pasuri aq të madhe duhet edhe pak fat.

Ndërkohë Branson nga ana tjetër nëse do t’i duhej të ristartonte edhe njëherë ai do të fillonte një biznes të ri i cili nuk është provuar ende.

“Nëse ke qenë njëherë sipërmarrës, do të jesh gjithnjë sipërmarrës. Do të dija se si të gjeja një hapësirë boshe në treg”, u shpreh ai.

V.H/SCAN