Edhe pse të dy janë tipe sheqeri, në fakt sheqeri i bardhë dhe ai kaf kanë cilësi të ndryshme dhe ndikojnë në mënyra të ndryshme në teksturën përfundimtare të një gatimi. Por si prodhohet sheqeri?
Zakonisht sheqeri prodhohet nga plantacione tropikale kallamësh sheqeri. Ai shtypet dhe ekstratohet lëngu, më pas nxehet në një proces që prodhon melasën. Mesala përbëhet nga kristale të errëta të sheqerit. Prodhuesit e fusin masën në centrifugë për të larguar melasën dhe për të prodhuar sheqerin e bardhë.
Por cili është ndryshimi midis sheqerit kaf dhe atij të bardhë?
Sheqeri i bardhë paraqet varietete të ndryshme sipas madhësisë së kokrrizës, por shumica e recetave kërkojnë sheqer me madhësi normale kokrrizash. Ndonjëherë ky tip sheqeri quhet sheqer tavoline. Kur sheqeri i bardhë ngrohet ai kthehet në ngjyrë kafe të karamelizuar.
Sheqeri kaf mund të gjendet në varietete ngjyrash që variojnë nga kafe e hapur e deri në të errët. Shija e sheqerit kaf është më e fortë dhe duhet të jetë më i lagësht, kur është i sapo dalë nga paketimi. Sa më e errët të jetë ngjyra kafe aq më shumë melasë ka sheqeri. Përdorimi i sheqerit kaf në gatimet me pjekje i bën ato të dalin më të buta dhe ushqimi mund të ketë ngjyrë më të errët.
Për shumë vite është besuar se sheqeri kaf është më i shëndetshëm se ai i bardhi, por jo, nuk është e vërtetë. Sheqeri kaf është më i rafinuar për shkak të procesit të ekstratimit dhe rikombinimit të melasës./tvklan.al