Zbulohet vendi i çmendur dhe shpenzimet marramendëse që do të bëhen në dasmën e çiftit shqiptar, që do u kushtojë 500 euro pjata për person!
Bëhet fjalë për Sara Hoxhën e Ledion Liçon, trashëgimtarët e Top Medias të cilët janë edhe prindër të një djali, London Noor.
Newsbomb.al mëson se çifti do të martohet në muajin gusht në “Villa d’Este” në Como të Italisë.
Vendi është përrallor dhe i kushtueshëm më shumë se sa “qimet e kokës”.
Bëhet fjalë për qindra të ftuar të cilët do të qëndrojnë për 3 ditë në ambientet superluksoze të vilës, ku pronotimi për 1 person, shkruan newsbomb.al, kushton plot 500 euro.
Hoteli me 5 yje ku do të qëndrojnë të ftuarit e Ledionit dhe Sarës është një nga 10 më të shtrenjtët e më të bukurit në botë.
Përgatitjet tashmë kanë nisur edhe me shpërndarjen e ftesave nga ana e Ledionit që sigurisht për shpenzimet marramendëse do ndihmohet nga vajza trashëgimtare e Dritan Hoxhës, Sara.
Padyshim kjo do të jetë dasma e vitit dhe ndoshta më e shtrenjta në historinë e dasmave shqiptare.