Patriarku i Rusisë vjen në Shqipëri, specialet rusë blindojnë Tiranën

479
0

Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë, Kirill, pritet të zbresë në aeroportin e Rinasit, ditën e shtunë nën masa të forta sigurie.

Mësohet se së bashku me të nga Rusia, do udhëtojnë dhe njësi special Ruse, që do garantojnë sigurinë e tij.

Njësitë speciale Ruse, janë pjesë e stafit të sigurisë së Kirill në çdo vend të botës që ai viziton.

Duhet theksuar se Kirill për nga rëndësia konsiderohet në rang të barabartë me krerët botërorë të feve si Papa i Romës, apo Patriarku i Stambollit, dhe nisur nga kjo situatë dhe shërbimet e sigurisë në Shqipëri kanë marrë një sërë masash për të parandaluar çdo ngjarje të pakëndshme, gjatë vizitës tre ditore të Kirill në Shqipëri, shkruan shqiptarja.com.

Shërbimet e inteligjencës shqiptarë kanë marrë një sërë masash, edhe në qytetin e Beratit, ku në datën 28 prill në orën 18:00 në ambjentet e pallatit të Kulturës “Margarita Tutulani”, do zhvillohet një koncert, ku do performojë korri Sinodal i Moskës.