Dritan Demiraj rikthehet në Forcat e Armatosura: Atdheu, Detyra dhe Nderi do të mbeten pasaporta e vetme deri në fund të jetës time

897
0

Koloneli i njohur Dritan Demiraj është rikthyer si kolonel aktiv në Forcat e Armatosura Shqiptare.
Në një postim në Facebook ai falenderuar dashamirësit e tij për mbështetjen që i kanë dhënë ndërsa i shpreh mirënjohjen edhe Ministrit të Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Postimi i plotë i Demirajt:

Te nderuar miq!

Sot me rastin e rikthimit si kolonel aktiv ne FA, kam deshire te ndaj me Ju disa mesazhe.

Ju falenderoj perzemersisht, emer per emer, per vemendjen, solidaritetin dhe mbeshtetjen qe me keni dedikuar ne betejat institucionale, morale dhe gjyqsore per tu rikthyer ne sherbimin aktiv te FA te RSH.

E drejta vonoi pak, por me ne fund u vu ne vend. Ketu nuk ka vend as per triumfalizem por dhe zero arrogance nga ana ime.

Do te ishte e padrejte te mos shprehja mirenjohjen time per MM zonjen Olta Xhacka, per qasjen dhe adresimin shtetar te rastit tim.

Me kete rast ju siguroj se “si ushtar i atdheut” do te vijoj te kontriboj me profesionalizem, perkushtim, perulesi dhe pergjegjshmeri ne dobi te mbrojtjes dhe prosperitetit te mbare kombit.

Artdheu, Detyra dhe Nderi do te mbeten pasaporta e vetme deri ne fund te jetes time.

Kolonel DD, PhD (Nderi i Kombit).