Shitet Top Channel, Zbulohet biznesmeni i njohur shqiptar që do t’a blejë

896
0

Gjiganti mediatik shqiptar Top Channel ka ndryshuar pronar. Marrëveshja është arritur dhe pritet që të nënshkruhet gjatë ditëve në vijim për blerjen e shumicës së aksioneve të Top Channel-it, të cilat i zotëron familja Hoxha.

Albeu.com mëson se pronarët aktual të shumicës së aksioneve, familja Hoxha ka arritur marrëveshjen me blerësin, i cili është njëri prej biznesmenëve më me ndikim aktualisht në Shqipëri.

Bëhet fjalë për Shefqet Kastratin, i cili pritet të jetë pronari i ri i televizionit Top Channel.

Shefqet Kastrati është një prej biznesmenëve më të fuqishëm për momentin në Shqipëri duke e shtrirë aktivitetin e tij gjatë viteve të fundit edhe në sektorë të tjerë si ndërtimi dhe hoteleria, krahas karburanteve.