Nëna e pashpirt e braktisi në pusetë, qeni gjen foshnjën e porsalindur mes milingonave

532
0

Një fëmijë i porsalindur është cilësuar si “Fëmija i mrekullisë”, pasi u gjet i braktisur në një pusetë. Bebja u gjet mes pickimeve të një kolonie milingonash të kuqe. 63-vjeçarja Charmaine Keevy, kishte dalë për ecjen e mëngjesit bashkë me qenin e saj, kur ky i fundit ka filluar të lehë pa pushim mbi një pusetë të hapur. 63-vjeçarja tregon se po dëgjonte një zë që vinte nga puseta, por fillimisht mendoi se do të ishte ndonjë mace që mjaullinte.

Por kur u afrua më afër pusetës kuptoi se ishte një fëmijë që po qante brenda saj. E zënë në panik ajo ka filluar të kërkojë ndihmë dhe i pari që ka ndaluar ishte 60-vjeçari Cornie Viljoen. Pasi janë bindur se nga puseta po vinte me të vërtetë një zë fëmije që qante, 60-vjeçari ka marrë një hekur nga makina e tij dhe ngriti kapakun e pusetës dhe pa fëmijën e sapolindur brenda.