Skip to content

ShqiperiaNukShitet.com

    DEKLARATË

    Pas 35 vitesh tranzicion, ka ardhur momenti për t’i dhënë fund një modeli qeverisjeje që ka cenuar pronën private, pasuritë kombëtare dhe interesin publik.

    Kjo protestë, e nisur si reagim ndaj cenimit të pronës dhe të pasurive kombëtare, paraqet këto kërkesa të qarta dhe të panegociueshme:

    • Dorëheqjen e qeverisë.
    • Shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë.
    • Shfuqizimin e Paketës së Maleve.
    • Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura.
    • Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore.

    Këto nuk janë kërkesa politike. Janë kërkesa për drejtësi, ligjshmëri dhe mbrojtjen e interesit kombëtar.

    Ne nuk pranojmë negociata mbi të drejtat themelore të qytetarëve dhe mbi pasuritë që u përkasin të gjithë shqiptarëve.

    Sot i bëjmë thirrje çdo shqiptari, brenda dhe jashtë vendit, të bashkohet në këtë përpjekje qytetare për t’i dhënë fund kësaj kaste politike të korruptuar.

    Koha e heshtjes ka mbaruar. Koha për veprim ka ardhur. Shqipëria u përket qytetarëve të saj.