Një 36-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në fshatin Peshtan Bregas, në Fier.
Sipas informacionit paraprak, rreth orës 14:40, shtetasi Hamza Duraj, 36 vjeç, duke drejtuar një mjet bujqësor (frezë), dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij.
Si pasojë, mjeti është rrëzuar dhe e ka zënë poshtë drejtuesin, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.