Pak ditë më parë moderatori i njohur Turjan Hyska u përfol në media se së shpejti do të ndërronte televizionin ku punon aktualisht, ‘Vizion plus-in’, duke kaluar në ‘Tv Klan’. Madje ai u fotografua ne ambjentet e ‘Klanit’ duke biseduar me pronarin e televizionit, Aleksander Frangajn.
Ky lajm u mohua nga Turi, pasi sipas tij asgjë që flitej nuk ishte e vërtetë. Megjithatë, burime për gazetën ‘Express’ thanë se tashmë kontrata e re e punes ështe firmosur. Së shpejti Turjan Hyskën do ta shohim në televizionin e ri ‘Klan Plus’, ku do të marrë postin e drejtorit Ekzekutiv të Televizionit.
Bëhet e ditur se moderatori gjithashtu do të ‘rrëmbejë’ nga ‘Vizion Plus’ emisionin e tij të humorit, ‘Apartamentin 2XL’, për ta zhvendosur në ‘Klan’, së bashku me aktorët Julian Deda, Albano Bogdo etj. Detajet se në cilën datë dhe orë do të nisë emisioni i humorit në Klan, priten të zbulohen në vazhdimësi.
Burimi: ‘Gazeta Express’