Skip to content

E rëndë në Itali: 20-vjeçari shqiptar dhu’non nënën në ditëlindjen e tij më pas hidhet në det..

    Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku një 20-vjeçar shqiptar dyshohet se ka dhunuar brutalisht nënën e tij gjatë mbrëmjes së ditëlindjes dhe më pas është zhdukur, pasi është filmuar nga kamerat e sigurisë duke u hedhur në det në portin e Civitanova Marche.

    Sipas mediave italiane, i riu Rikardo Merkuri rezulton i zhdukur që prej pasdites së djeshme. Në operacionin e kërkimit janë angazhuar zjarrfikësit me njësinë e zhytësve nga Teramo, Garda Costiera dhe Arma dei Carabinieri. Autoritetet shpresojnë që ai të ketë dalë në një pikë tjetër të basenit portual dhe të jetë larguar në gjendje shoku, por nuk përjashtohet as skenari më i rëndë.

    Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, episodi ka ndodhur të premten rreth orës 21:00. Në banesë ndodheshin vetëm 20-vjeçari dhe nëna e tij, Albana Kastriot, pronare e një qendre estetike, ndërsa babai, Mario Merkuri, sipërmarrës në ndërtim, dhe djali tjetër i familjes ishin jashtë. Një fqinje, e alarmuar nga britmat, ka njoftuar menjëherë karabinierët.

    Kur forcat e rendit mbërritën në vendngjarje, i riu ishte larguar, ndërsa 45-vjeçarja u gjet pa ndjenja në banjë. Ajo ishte dhunuar rëndë dhe u transportua me urgjencë në Spitali i Maceratës. Mjekët konfirmuan frakturë të nofullës; gjendja e saj paraqitet e rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.

    Menjëherë nisën kërkimet për 20-vjeçarin, i dyshuar për plagosje të rëndë me rrethana rënduese. Ai ishte larguar me automjetin e tij, një Mercedes Classe A, duke lënë telefonin celular në banesë, i cili u sekuestrua nga hetuesit.

    Automjeti u gjet i parkuar pranë hyrjes së portit të Civitanovës. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë të riun duke hyrë në zonën portuale dhe më pas duke u hedhur në det. Ai shihet teksa del në sipërfaqe, ngjitet sërish dhe hidhet edhe një herë më tej. Pas këtij momenti, nuk shfaqet më në pamje.

    Autoritetet italiane vijojnë kërkimet intensive për gjetjen e 20-vjeçarit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.