Skip to content

Çfarë moti pritet në Mars? Meteorologu Hakil Osmani tregon surprizat që na presin!

    Fundjavë me diell, java që vjen me temperatura në rritje

    Fundjava pritet kryesisht e qëndrueshme dhe e favorshme për pushime apo shëtitje. Sipas meteorologut Akil Osmani nga Meteoalb, gjatë ditës së sotme zonat perëndimore mbeten në dominimin e motit të kthjellët, ndërsa në gjysmën lindore, pasdite dhe në mbrëmje, mund të ketë zhvillime të lehta vranësirash me pika të pakta shiu, pa problematika.

    Dita e diel sjell mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin, me intervale të gjata me diell, veçanërisht në vijën bregdetare dhe zonën e ulët. Në zonat malore priten vetëm kalime të lehta vranësirash, pa reshje.

    Temperaturat do të shënojnë rënie në mëngjesin e së dielës, ku në zonat malore minimalet zbresin në -1 deri -2°C, ndërsa maksimumet arrijnë rreth 12°C. Në ultësirën perëndimore, minimalet do të luhaten nga 8 deri në 13°C në bregdet, ndërsa mesdita sjell maksimume 16–17°C.

    Java e fundit e shkurtit pritet të mbyllet në dominimin e motit të qëndrueshëm. Do të ketë intervale të gjata me diell, me kalime të lehta vranësirash në pjesën e dytë të ditës, por pa reshje domethënëse. Fillimi i javës ruan temperatura të ulëta në zonat malore, me minimale rreth -1°C, ndërsa maksimumet do të arrijnë 16°C. Pas të martës pritet rritje e ndjeshme e temperaturave, me minimale pozitive 2–3°C në zonat malore dhe maksimume që në bregdet mund të afrohen pranë 19–20°C.

    Meteorologët theksojnë se muaji mars mund të nisë me tipare pranverore, por mbetet mundësia për rikthime të përkohshme të të ftohtit dhe reshjeve, përfshirë dëborë në zonat malore. Në përgjithësi, java që vjen parashikohet e favorshme, me diell dhe temperatura relativisht të larta për fundin e dimrit.