Kristi Lamaj është përjashtuar nga gara e Big Brother Albania VIP5. Njoftimin e dha vëllai i madh përmes një zarfi të zi, i cili mbërriti sot në mëngjes në shtëpi. Në zarfin e lexuar nga Brikena, shkruhej se Kristi është larguar nga gara, ndaj edhe televotimi i kësaj të marte është anuluar.
Ndërkohë, banorët ende nuk e dinë se çfarë ka ndodhur me Kristin. Ata kanë aluduar se ai mund të jetë ngjitur në mur, ashtu sikurse ka ndodhur edhe dy herë të tjera.
Stenaldo: Nuk e kuptoj çfarë ka ndodhur.
Selin: Kur thotë përjashtohet, domethënë ka shkelur rregulloren. Kushedi ka hipur prap atje.
Juela: Po bënte gati rrobat dje
Stenaldo: Jo nuk e kuptoj ketë gjë.
Juela: Ka qëndruar shumë vetëm këto ditë
Megjithatë, e vërteta do të zbulohet gjatë prime ditën e shtunë, në orën 21:00.