Skip to content

Aksident i rëndë në “Vorë – Fushë-Prezë”, humb jetën 23-vjeçarja

    Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në mesnatë në aksin rrugor “Vorë – Fushë-Prezë”.

    Si pasojë e aksidentit një 23-vjeçare ka ndërruar jetë.

    Policia njofton se “rreth orës 00:00, shtetasja E. E., rreth 23 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

    Si pasojë, 23-vjeçarja ka humbur jetën në spital”.

    Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.