Skip to content

Prej 15 vitesh në kërkim të evlatit, nëna e Bleonës ka nevojë për ndihmë

    Prej më shumë se 15 vitesh, Bukurie Mata jeton me dhimbjen e humbjes së vajzës së saj, Bleona, e cila u rrëmbye më 22 maj 2010. Që nga ajo ditë, jeta e saj ka qenë një rrugë e gjatë kërkimi dhe shprese, duke udhëtuar deri në qytet dhe deri në Tiranë, një rrugë që i merr deri në 4 orë e gjysmë, në përpjekje për të marrë ndonjë lajm për vajzën. Këto udhëtime kanë pasur një kosto të madhe emocionale dhe financiare, ndërsa Bukurie nuk ka marrë mbështetje nga askush.

    Sot, Bukurie gjendet në një gjendje të vështirë ekonomike, pa një strehë të qëndrueshme dhe pa siguri. Përveç dhimbjes për vajzën e humbur, ajo është nënë e një djali që po përgatitet për universitet dhe dëshiron t’i sigurojë një të ardhme më të mirë, një shtëpi të sigurt dhe kushtet minimale për shkollimin e tij, por aktualisht kjo është shumë e vështirë për t’u përballuar vetëm.

    Një GOFUNDME është hapur për të ndihmuar Bukurie Matën të vazhdojë kërkimet për vajzën e saj, të përballojë shpenzimet e jetesës dhe të mund të blejë një shtëpi të vogël, që t’i japë siguri asaj dhe djalit të saj. Çdo kontribut, sado i vogël, është një mbështetje e madhe, ndërsa shpërndarja e fushatës konsiderohet gjithashtu një shenjë solidariteti.

    KUSH KA MUNDËSI, TË KONTRIBUOJË NË LINK-UN E GOFUNDME