Detaje rrënqethëse janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që u shënua pak ditë më parë, ku 7 tifozë të PAOK-ut humbën jetën në Rumani.
Nga aksidenti fatal, viktima mbetën 6 shtetas grekë dhe 1 shqiptar, ndërsa 2 të tjerë arritën të mbijetonin.
Dimitri ishte një nga viktimat, i cili ka lënë një plagë të madhe tek familjarët e tij.
Babai i Dimitrisit, siç konfirmohet nga të afërmit, humbi jetën në një aksident me makinë në të njëjtin vend.
Xhaxhai fillimisht deklaroi se Dimitrisi dhe miqtë e tjerë shkonin rregullisht në udhëtime për të parë ekipin e tij të preferuar.
“Furgonin e drejtonte dikush nga grupi. Babai ishte larguar me kamionin në një rrugë në Rumani. Fëmija u rrit jetim. Ai ishte fëmijë i vetëm. Ai jetoi me nënën e tij në Selanik vitet e fundit.“, tha xhaxhai i viktimës.
Aksidenti i rëndë ndodhi në 27 janar, në Rumani. Furgoni me të cilin ata udhëtonin u përplas kokë më kokë me një kamion.
Ata po udhëtonin drejt Francës për të qenë pranë ekipit të tyre të preferuar PAOK.