Skip to content

Ndryshimi DRASTIK/ Paralajmërimi i sinoptikanit: Çfarë MOTI na pret pas ditës së martë…

    Meteorologu Hakil Osmani tha se deri ditën e martë, Shqiperia do të jetë nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, ku do të kemi intervale të gjata me kthjellime.

    Sipas Osmanit, gjatë orëve të vona të ditës së martë do të kemi prezencë të lartë të vranësirave, duke bërë që në zonat jugore kryesisht të ketë reshje shiu në disa qytete.

    Jo vetëm orët e vona të mbrëmjes, por edhe dita e mërkurë dhe pjesërisht dita e enjte do të sjellin prezencën e reshjeve, kryesisht në zonat jugore. Do të kemi gjithashtu prezencë dhe të reshjeve të dëborës në zonat e thella malore. Nuk do të jenë reshje problematike, por me intensitet mesatar. Dita e premte dhe dita e shtunë sjellin një përmirësim të përkohshëm, ndërsa ka sinjale që gjatë ditës së dielë reshjet të kthehen në vendin tonë. Përsa i përket temperaturave, relativisht do të jenë të larta, por do të vijojnë me rënie në fillim të javës. Duke qenë se do të kemi masa ajrore të lagështa, temperaturat e ajrit do të rriten, por duke filluar nga mesjava deri në fundjavën e javes së ardhshme do të rikthehen përsëri, rreth -1 dhe -2 gradë Celsius, kryesisht në orët e para të mëngjesit”, u shpreh meteorologu.