Skip to content

E RËNDË! E zhdukur prej 2 muajsh, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare, dyshimet e para…

    Tragjikisht përfundojnë hetimet për gjetjen e Floreshë Prengut, 35 vjeçe. Ajo banonte në Trento të Italisë dhe nënë e dy vajzave. 

    Trupi i saj është gjetur përgjatë lumit Adige, rreth 40 km larg banesës, ndërsa identifikim zyrtar u krye këtë të enjte nga familjarët. 

    Prengu, ishte raportuar e zhdukur që prej 22 tetorit, kur u pa për herë të fundit në qendër të qytetit të Trentos. 

    Menjëherë pas zhdukjes së saj, familja ka njoftuar autoritetet për të nisur punën e kërkimit të 35-vjeçares.

    Operacioni i kërkimit u shtri në një zonë të gjerë dhe përfshiu patrulla përgjatë lumit Adige, ekipe të zjarrfikësve vullnetarë, si dhe kontrolle ajrore me helikopterë.

    Për më shumë se dy muaj, rasti u shpërnda në të gjitha prefekturat italiane, pa u siguruar informacion konkret mbi vendndodhjen e saj.

    Sipas autoriteteve italiane, hipoteza kryesore është se 35-vjeçarja është marrë nga rrjedha e lumit Adige, duke mos arritur t’i mbijetojë.

    Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të përjashtuar çdo pistë tjetër të mundshme.