Skip to content

Vrau gruan, më pas veten/ Detaje nga krimi i rëndë në familje në Orikum

    Kanë dalë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Orikum. Një grua 40-vjeçare, Sose Xhebroj, u gjet pa shenja jete në banesën e saj, me shenja dhune. Dyshohet se ajo është vrarë nga bashkëshorti i saj, Llogora Xhebroj, 50 vjeç.

    Sipas burimeve, çifti kishte pasur probleme të vazhdueshme dhe kishin qenë drejt divorcit. Mësohet se viktima kishte qenë më herët subjekt i dhunës në familje. Ata janë prindër të dy djemve të rritur.

    Trupi i pajetë i bashkëshortit u gjet më pas në garazhin e banesës. Policia dyshon se ai i ka dhënë fund jetës pas ngjarjes. Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë.