Skip to content

Plas sherri në Big Brother, priten përjashtime (Video)

    Situata në studio ka dalë totalisht jashtë kontrollit! Ilir Vrenozi ka humbur toruan dhe ka shpërthyer ndaj Juxhinit, edhe pse ky i fundit nuk po i drejtohej me asnjë fjalë.

    Në një moment që ka tronditur publikun, Iliri nis të bërtasë me tone agresive, duke përdorur gjuhë degraduese dhe ofenduese. “Me mua nuk ka … që të tallet”, dëgjohet të thotë ai, përpara se të vazhdojë me britma dhe sjellje aspak të denja për një debat publik.

    Videoja po bën xhiron e rrjeteve sociale, ndërsa ndjekësit janë të ndarë mes kritikave të forta dhe habisë për reagimin e papërmbajtur të Vrenozit.  Shumë komentues e cilësojnë këtë si momentin kur “Iliri nxori fytyrën e tij të vërtetë”, ndërsa të tjerë pyesin pse produksioni nuk ndërhyri menjëherë për të ndalur situatën.

    A ishte ky një shpërthim i vërtetë nervor apo një skenë e qëllimshme për vëmendje? Gjykimin ia lëmë publikut.