Skip to content

Në gjëndje të rëndë/ Identifikohet burri nga Tirana që e plagosën sonte në Durrës

    Ngjarja e rëndë që ndodhi sonte në Durrës te zona e plazhit, solli plagosjen e 45 vjeçarit nga Tirana, Florant Sinanaj, raporton noa.al.

    Dyshimet janë se 45 vjeçari është gjendur në goditje me thika nga persona të paidentifikuar ndërsa ishte duke udhëtuar me taksinë e tij te zona e plazhit Hekurudha.

    Policia tha zyrtarisht se sot rreth orës 17:35, në lagjen nr. 13, Durrës, gjatë një konflikti, është goditur me mjet prerës (thikë), nga persona ende të paidentifikuar, shtetasi Florant Sinanaj 45 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.