Skip to content

Ndryshon moti, ja kur rikthehen reshjet e shiut dhe dëborës..

    Vranësira të dukshme janë të pranishme sot në territor, me mundësi për reshje të pakta dhe të lokalizuara, kryesisht në zonën mbi Shkodër dhe në skajin verior të Shqipërisë. Pjesa tjetër e vendit do të ketë kthjellime dhe vranësira kalimtare gjatë gjithë ditës.

    Temperaturat shënojnë rritje në mesditë, me një maksimum rreth 24°C, kryesisht në zonat jugperëndimore.

    Parashikimi për 5 ditët në vijim

    Situata sinoptike mbetet pothuajse e njëjtë, me vranësira të pranishme gjatë ditëve në vijim, përfshirë fundjavën dhe fillimin e javës tjetër.

    • E enjtja: Rrezik i lehtë për pika shiu në skajin jugperëndimor, vetëm pranë mesditës. Pjesa tjetër e ditës me kthjellime dhe vranësira kalimtare.
    • E premtja dhe e shtuna: Kryesisht me kthjellime dhe vranësira të lehta.
    • E diela: Kthjellime gjatë pjesës më të madhe të ditës, por vranësirat shtohen dhe fuqizohen në orët e pasdites, duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu dhe dëbore në zonat malore.

    Nga dita e hënë dhe për disa ditë me radhë, pritet një përkeqësim i kushteve të motit, me reshje shiu dhe dëbore në pjesën më të madhe të territorit shqiptar.

    Temperaturat

    • Sot: maksimum rreth 24°C.
    • E enjtja – e shtuna: temperaturat maksimale do të ruhen rreth 24°C, jo vetëm në jugperëndim, por edhe në zonat qendrore.
    • E premtja: rritje e lehtë në mëngjes, rënie e lehtë në mesditë.
    • E shtuna: pa ndryshime të ndjeshme, maksimumet rreth 23°C.
    • E diela: rënie e lehtë si në mëngjes ashtu edhe në mesditë, për shkak të ndryshimit të qarkullimit të masave ajrore në veriperëndimore.
    • Nga e hëna e në vijim: rënie e mëtejshme e temperaturave, e shoqëruar me vranësira dhe reshje të vazhdueshme.