Skip to content

Plane për fundjavë? Ja si pritet moti 5 ditët në vijim..

    Meteorologia, Tanja Porja, ka bërë të ditur se dita e sotme do të ketë të njëjtat temperatura si një ditë më parë, me mëngjese të freskëta dhe mesditë dukshëm më të ngrohta. Sipas saj, temperaturat minimale sot kanë luhatur nga 2°C në zonat malore deri në 22°C në pjesën perëndimore të vendit. Ndërsa në mesditë, vlerat pritet të ngjiten deri në 22°C, kryesisht përgjatë bregdetit dhe zonave jugperëndimore.

    Kthjellimet do të dominojnë në pjesën më të madhe të territorit, veçanërisht në perëndim dhe jug gjatë orëve të para të ditës. Ndërkohë, vranësira të lehta dhe kalimtare do të shfaqen herë pas here në verilindje dhe përgjatë kufirit lindor të vendit, por pa sjellë reshje.

    Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga verilindja, duke ruajtur stabilitetin e motit gjatë 24 orëve. Në zonat malore veriore dhe verilindore, rritja e temperaturave ka qenë më e ndjeshme, nga 2 deri në 4 gradë më shumë se një ditë më parë.

    Ndërsa mesdita paraqitet mjaft e ngrohtë, madje për më të guximshmit edhe me veshje me mëngë të shkurtra. Parashikimi mbetet pozitiv për ditët në vijim, me diell dhe stabilitet atmosferik në të gjithë vendin.

    Per me teper ndiqni videon me poshte: