Skip to content

“Rikthehen reshjet e shiut..”, ja çfarë ndryshon për 5 ditët e ardhshme..

    Moti mbetet i ngrohtë deri të shtunën, reshje të pakta vetëm në jug dhe juglindje

    Sot vendi vijon me të njëjtën situatë atmosferike: mot i ngrohtë për stinën, vranësira të shpeshta dhe reshje të pakta në zona të kufizuara. E njëjta tablo pritet të zgjasë edhe për dy ditët e ardhshme, të paktën deri paraditen e së shtunës percjell shqiptari.net.

    Vranësirat zhvillohen herë pas here, por reshjet mbeten minimale dhe kryesisht të përqendruara në jug, juglindje, veri dhe përgjatë vijës bregdetare. Stuhia e fortë ciklonare që po godet Italinë qëndron kryesisht mbi Mesdhe, duke prekur vetëm pjesërisht territorin shqiptar.

    Temperaturat vijojnë të rriten. Të enjten në mesditë pritet maksimumi 20–21°C. Nga e premtja deri në fundjavë, termometri mbetet në vlera të larta, me një rënie të lehtë vetëm në orët e mëngjesit. Mesditat mbeten të ngrohta, rreth 19–20°C.

    Reshjet e pakta shfaqen vetëm në pjesën e dytë të së enjtes dhe fillimin e së premtes, kryesisht në zonat juglindore, ndërsa pjesa tjetër e vendit përjeton vetëm pika kalimtare, pa ndikim. E njëjta situatë vijon deri të shtunën në mesditë, ku sërish jugu dhe juglindja marrin reshje afatshkurtra.

    Shkaku është qendra ciklonare e pozicionuar mbi Greqi, e cila do të vazhdojë të prodhojë reshje për të paktën tre ditë, duke prekur me rrebeshe të shkurtra edhe zonat kufitare shqiptare.

    E diela dhe e hëna vijnë krejt pa reshje dhe me diell. Madje, sipas parashikimit afatgjatë për gjysmën e parë të dhjetorit, vendi pritet të ketë mot kryesisht të thatë deri rreth datës 15. Temperatura pëson një rënie të lehtë midis 12 dhe 14 dhjetorit, por mbetet sërish e lartë për këtë periudhë: minima 2–3°C në zonat malore dhe maksimume 18–20°C.

    Ky është përditësimi i motit për ditët në vijim/shqiptari.net/