Pas një sulmi në zemër, sot herët në mëngjes ka ndërruar jetë këngëtari i pop-muzikës, Shpat Kasapi.
Kengetari ndodhej në Itali dhe nuk i ka mbijetuar atakut kardiak, ndërkohë që raportohet se nuk ka vuajtur nga ndonjë sëmundje tjetër.
Shpat Kasapi, 40 vjeç, është këngëtar shqiptar nga Tetova, i njohur për hitet pop dhe baladat romantike. Karrierën muzikore e nisi që fëmijë dhe u bë shpejt një nga emrat më të njohur të skenës shqiptare me këngë si “Axhami”, “Pa ty s’jetoj” dhe “Kush të ndau prej meje”.