Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se këngëtari i njohur, Shpat Kasapi, ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare si pasojë e një ataku në zemër.
Mediat në Maqedoninë e Veriut, kanë raportuar mëngjesin e sotëm me trishtim lajmin për ndarjen nga jeta të këngëtarit të njohur Shpat Kasapi. Sipas të dhënave paraprake, këngëtari ka pësuar një atak kardiak gjatë qëndrimit të tij në Itali.
Kasapi ka qenë një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare.
Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000.
Shpati u bë i njohur në tregun muzikor kosovar dhe atij shqiptar, duke sjellë këngë që u shndërruan në hite si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj”, e shumë të tjera.