Skip to content

E pabesueshme! Nga Brazili Sali Berisha merr “postin” SURPRIZË, zgjidhet zv/President…

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është zgjedhur Zv.President i CDI, Unionit më të madh të partive të qendrës së djathtë.

    Në Asamblenë e CDI në Sao Paolo tër Brazilit është zgjedhur Presidenca dhe drejtuesit e rinj të CDI, dhe ndër ta edhe lideri i opozitës shqiptare.

    Në Presidencë nga Europa janë gjithashtu Kryeministri i Kroacisë Andrey Plenkovic, kryeministri i ardhshëm i Sllovenisë Janezs Jansa dhe Kryeministri i Hungarisë, Victor Orban.

    Sekretar i Përgjithshëm i CDI është zgjedhur Antonio Lopez-Isturiz Ëhite, ndërsa President i CDI u rizgjodh Andres Pastrana

    CDI është e përbërë nga 115 parti të qendrës së djathtë nga Europa, Amerika e Veriut, Amerika e Jugut dhe Azia. Anëtarë të saj drejtojnë disa prej vendeve kryesore të botës përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.