Skip to content

Po nisej nga Bari drejt Shqipërisë, shqiptari përfundon në det bashkë me makinë

    Bari, mbrëmje paniku në port: një shofer shpëtohet pasi makina i përfundon në ujë

    Një episod i pazakontë ka ndodhur në portin e Barit, ku një makinë ka rrëshqitur në det pikërisht në momentin e imbarkimit në një traget me destinacion Shqipërinë.

    Brenda mjetit ndodhej vetëm drejtuesi shqiptar, i cili ka arritur të reagojë me shpejtësi: ai ka thyer xhamin e përparmë, ka dalë jashtë dhe është ngjitur në çatinë e makinës ndërsa ajo po fundosej.

    Automjeti kishte kaluar kontrollet e sigurisë dhe po afrohej drejt rampës së tragetit. Dyshohet se humbja e kontrollit mund të jetë shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut që kanë krijuar sipërfaqe të rrëshqitshme.

    Ekipet e emergjencës kanë reaguar menjëherë. Roja Bregdetare ka marrë në bordin e saj drejtuesin, ndërsa zjarrfikësit – me ekipin e zhytësve – po punojnë për rikuperimin e mjetit nga fundi i ujit.