Skip to content

Publikohet video e re, momenti kur u ekzekutua Gilmando Dani

    Këto janë pamjet e reja të ekzekutimit të krahut të djathtë të Emiljano Shullazit, 47-vjeçarit Gilmando Dani, pasditen e së martës në Rinas.

    Në këtë atentat mafioz mbeti i plagosur rëndë efektiv i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Muçi Shaljani, alias Sheqeri.

    Në pamjet shihet momenti kur autorët me një mjet tip Toyota i kanë bërë pritë në rrethrrotullimin e aeroportit të Rinasit Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit, të cilët udhëtonin me Benz-in e bardhë.

    Killerat kanë zbritur nga makina e tyre dhe kanë hapur zjarr drejt benzit ku ndodheshin Dani dhe Shaljani.