Skip to content

Llotaria amerikane DV-2027, Departamenti i shtetit bën njoftimin e rëndësishëm

    Departamenti i Shtetit të SHBA ka njoftuar se do të bëhen disa ndryshime në procesin e regjistrimit për programin e Lotarise Amerikane (DV) 2027.

    Në njoftimin e publikuar më 5 nëntor 2025, theksohet se data e fillimit të regjistrimeve do të bëhet e ditur së shpejti, sapo të jenë gati të gjitha detajet teknike të procesit percjell shqiptari.net.

    Po ashtu, Departamenti do të publikojë më vonë edhe datën kur aplikantët do të mund të kontrollojnë rezultatet përmes sistemit Entry Status Check (ESC).

    Ndryshimet e paralajmëruara nuk do të ndikojnë periudhën e aplikimeve për vizë për fituesit e DV-2027, e cila mbetet e pandryshuar: nga 1 tetor 2026 deri më 30 shtator 2027.

    Më herët në Gazetën Zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit u publikua dhe tarifa e re 1 dollar për regjistrimin në llotarinë amerikane (DV Lottery)/ shqiptari.net/