Skip to content

“Duhet të vdesë patjetër!”/ Autori ishte i maskuar me maskë dhe kapele, zbriti nga makina dhe.. Kamerat e sigurisë…

    Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati mafioz që ndodhi pak orë më parë pranë rrethrrotullimit të Rinasit. Sipas burimeve, autorët kanë pritur 47-vjeçarin Gilmando Dani para aeroportit dhe kanë lëvizur me automjetet paralel me njëra-tjetrën, ku nga makina e autorëve është hapur zjarr me breshëri plumbash.

    Automjeti i bardhë tip Benz, me të cilin udhëtonte Dani, ka vazhduar për disa metra para se të ndalej nga të shtënat. Në atë moment, një nga autorët, i maskuar dhe me kapele, ka dalë nga makina dhe ka qëlluar disa herë me pistoletë, duke u siguruar se shënjestra kishte ndërruar jetë.

    Pas ekzekutimit, autori është kthyer në automjet dhe të dy makinat kanë larguar drejt Fushë-Krujës, duke lënë pas vendin e ngjarjes.