Një atentat është regjistruar mesditën e kësaj të marte.
Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj raporton se në zonën e Rinasit është qëlluar drejt një makine të bardhë.
Deri më tani mësohet se një person, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur ka humbur jetën.
Ndërsa një person tjetër, që ka qenë me viktimën në makinë, ka arritur tu mbijetojë plumbave.
Pas ngjarjes, autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Fushë Krujës.
Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje dhe pritet që uniformat blu të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen e rëndë.