Skip to content

Katërnjakët me sëmundje të rëndë, prindërit bëjnë thirrje për ndihmë: Rrezikojnë të humbasin shikimin nëse..

    Geraldo dhe Rozefa janë bekuar me katërnjakë, dy vajza dhe dy djem, të cilët që në ditët e para të jetës, po përballen me një sfidë të madhe.

    Katër foshnjet kanë nevojë urgjente për tu dërguar për operacion jashtë vendit pasi rrezikojnë të humbasin shikimin përgjithmonë.

    Dy prej tyre kanë hemorragji në sy për shkak të çarjes së arterieve, ndërsa dy bebet e tjera rrezikojnë po të njëjtat pasoja nëse nuk ndërhyhet në kohë.

    Për shkak të shpenzimeve të mëdha dhe pamundësisë për t’i mbuluar të gjitha vetë, familjarët kërkojnë ndihmën e shqiptarëve.

    Nëpërmjet hapjes së një GoFundMe, Geraldo dhe Rozefa kërkojnë të plotësojnë shumën e 100 mijë eurove dhe t’i sigurojnë katërnjakëve trajtimin e duhur përpara se të jetë shumë vonë për ta.

    Sot na nevojitet ndihma juaj me shume se kurre . Bebet kane nevoje urgjentish te dergohen jashte shtetit per operim . Dy bebe rrezikojne te humbasin shikimin dhe dy bebe nese nuk marrin ndihmen e shpejt rrezikohen edhe ata po me te njejta pasoja . Ata kane hemoragji ne syte , pasi arteriet e syve cahen . Doktoret ju komunikuan sot qe bebet urgjentish duhen te nisen brenda javes per te kryer keto nderhyrje pasi ne Shqiperi nuk i marrin aty kujdes qe ju nevojitet dhe eshte rrisk shume i larte . Ju lutem bejeni share sa me shume te mundeni , le te bashkohemi te gjithe qe ketyre 4 mrekullive ti shpetojme dhe te gezojne dhe shikojne jeten si te gjithe femijet . Cdo kontribut mund te shpetoje jeten e tyre