Në Pallatin e Kongreseve kanë nisur sot në mëngjes homazhet zyrtare për ish-kryeministrin Fatos Nano, figurë historike e Partisë Socialiste dhe politikës shqiptare.
Ceremonia ka mbledhur familjarë, personalitete të jetës publike dhe qytetarë të shumtë, të cilët po i japin lamtumirën e fundit një prej figurave më të rëndësishme të tranzicionit politik në vend.

Në ceremoninë e homazheve u shfaqën edhe bashkëshortja e tij, Xhoana Nano, djali Sokoli, duke qëndruar pranë familjes në këtë moment zie.

Prezenca e tyre, larg vëmendjes së kamerave prej vitesh, tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve, duke reflektuar respekt dhe unitet familjar.
Homazhet kanë nisur në orën 08:30 dhe pritet të vazhdojnë përgjatë ditës. Fatos Nano u nda nga jeta më 31 tetor, në moshën 73-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të gjerë politike dhe publike.
