Ky është Dalan Alliaj, 36 vjeç, i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme në fshatin Gjorm të Vlorës.
Ai u qëllua me 5 plumba përpara banesës së kushëririt të tij, Bertil Alliaj, 32 vjeç. Familjarët e gjetën trupin e pajetë dhe e dërguan në spital, por pa shenja jete. Pas ngjarjes, autori u arratis drejt zonës malore të Gjormit, ndërsa policia organizoi një operacion të gjerë kërkimi me përdorimin e dronëve për kapjen e tij.
Rreth orës 01:05 të mëngjesit, pas pesë orësh ndjekjeje, Bertil Alliaj u lokalizua dhe u arrestua nga forcat e rendit.
Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një armë zjarri e llojit “Beretta FS92”, e dyshuar si arma e krimit, së bashku me një krehër dhe 10 fishekë. Në vendngjarje u sekuestruan 6 gëzhoja dhe një predhë.