jë qytetar shqiptar ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania një video, ku shihet momenti kur disa pasagjerë italianë refuzojnë të udhëtojnë në të njëjtin avion me pasagjerë shqiptarë. Ngjarja ka ndodhur në momentin që avioni po përgatitej për ngritje, por pasagjerët italianë kanë kërkuar të ndalet fluturimi dhe të zbrisnin, duke thënë se nuk udhëtojnë me persona që janë kthyer mbrapsht me probleme.
Sipas qytetarit, ky është një veprim i hapur racist dhe një fyerje e rëndë ndaj shqiptarëve. Ai thekson se vetëm pse disa pasagjerë ishin kthyer pa dokumente, të gjithë u paragjykua dhe u trajtuan me përçmim. Qytetari kërkon që ngjarja të bëhet publike, duke e cilësuar si një turp të madh dhe shembull të diskriminimit që ende përjetojnë shqiptarët jashtë vendit.
“Përshëndetje JOQ! Këta pasagjerët italianë pritën momentin sa të ngrihej avioni me pasagjerë shqiptarë dhe ndaluan avionin, dhe thanë: “Do zbresim, sepse nuk udhëtojmë me pasagjerë që janë kthyer mbrapsht me probleme.” Një veprim shumë racist kundër shqiptarëve, vetëm pse u kthyen disa pasagjerë pa dokumente. Një turp i madh! Ju lutem, publikojeni.”-shkruan qytetari për JOQ.