Skip to content

Balluku prezanton drejtorin e ri të DPSHTRR: Kreshnik Bajraktari një profesionist me integritet dhe eksperiencë të çmuar

    Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, prezantoi sot drejtuesin e ri të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), Kreshnik Bajraktarin, duke vlerësuar punën e deritanishme të institucionit dhe transformimin që ka pësuar ndër vite.

    Në një postim në Facebook të një albumi me foto, Balluku shkruan se Bajraktari është një profesionist me integritet dhe eksperiencë të çmuar. Për të nën drejtimin e tij dhe me mbështetjen e plotë të qeverisë, do të vijojë transformimi i DPSHTRR për një shërbim gjithnjë e më efikas, të sigurt dhe pranë qytetarëve.

    ”Një faqe e re në rrugëtimin e DPSHTRR! Nga sot, drejtimin e institucionit e merr Kreshnik Bajraktari, një profesionist me integritet dhe eksperiencë të çmuar në fushën e transportit. Jam besimplotë se nën drejtimin e tij dhe me mbështetjen tonë të plotë, do të vijojmë transformimin e DPSHTRR për një shërbim gjithnjë e më efikas, të sigurt dhe pranë qytetarëve”,-shkruan Balluku.