Skip to content

Lajmi i fundit: Tërmet në Tiranë

    Një tërmet me magnitudë 3.5 ballë goditi sot Shqipërinë në orën 12.49.

    Sipas të dhënave të EMSC, tërmeti kishte thellësi 5 km, ndërsa epiqendra ishte 11 km larg Tiranës.

    Tërmeti, sipas shërbimit sizmik EMSC u lokalizua në zonën e Krrabës.

    Sakaq shërbimi shtetëror shqiptar IGJEUM raporton për dy tërmete në të njëjtën kohë siç shikoni tabelën.

    Derisa nuk raportohet për dëme materiale, lekundjet janë ndjerë veçanërisht në Tiranë, Elbasan dhe qytetet përreth, duke shqetësuar banorët.