Skip to content

TRONDITËSE/ 25-vjeçari vret babain e tij me thikën e bukës, Zbardhet dinamika e krimit

    Është zbardhur dinamika e krimit të rëndë në familje në fshatin Shkallnur të Durrësit, ku një 25-vjeçar vrau babain e tij me thikën e bukës.

    I riu raportohet se fillimisht ka qëlluar të atin, 69-vjeçarin me iniciale P. K., me dru në kokë dhe më pas ka marrë thikën duke e goditur në zemër, plagë që ka rezultuar fatale për jetën e tij. 25-vjeçari me iniciale M. K., i cili dyshohet me probleme të shëndetit mendor, u arrestua pas 2 orësh në arrati në lagjen nr. 13.

    Njoftimi i policisë:

    Vrau me mjet prerës (thikë) babanë e tij dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Pas dy orësh ndjekjeje nga Policia, u kap dhe u vu në pranga 25-vjeçari.

    Në vijim të informacionit të dhënë mbi vrasjen me mjet prerës (thikë) të shtetasit P. K., informojmë se, si rezultat i kontrollit intensiv, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës mundësuan lokalizimin në lagjen nr. 13 dhe kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes, shtetasit M. K., 25 vjeç (dyshohet me probleme të shëndetit mendor), djalit të shtetasit P. K..

    Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan 25-vjeçarit, me cilësinë e provës materiale, një mjet prerës (thikë).

    Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.