Skip to content

Gjeti punë si badante në rrjetet sociale/ 44-vjeçares i ndodh e papritura nga pronari i shtepise..

    Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Katania të Italisë, ku një 44-vjeçare është shpëtuar nga policia, një muaj pas mbahej peng në një banesë.

    Sipas mediave italiane, një 60-vjeçar italian kishte nxjerrë një njoftim në rrjetet sociale, ku shkruante se po kërkonte një grua që të kujdesej për shtëpinë.

    44-vjeçarja me origjinë nga Rumania, në kërkim të një pune, ka kontaktuar me 60-vjeçarin dhe pasi janë takuar ka rënë dakord që të punonte në shtëpinë e tij.

    Por njoftimi ishte një kurth, pasi burri e ka mbajtur atë për një muaj ‘të burgosur’ në shtëpi, dhe e ka abuzuar seksualisht.